Gola dhe spektakël, Barcelona i jep leksione Como-s së Fabregas dhe fiton trofeun “Joan Gamper” (video)

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, duke përfituar nga një top i humbur nga miqtë, ylli i Barcelonës dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutën e 35-të ishte sërish Fermin Lopez, që shënoi një tjetër gol të bukur, me një goditje klasi prapë nga kufijtë e zonës së rreptësisë. 22-vjeçari i shumë kërkuar këtë merkato, nuk heziton të tregojë cilësinë dhe klasin e tij, sa herë që i jepet mundësia nga Flick.

Dy minuta më pas, ishte Raphinha që tundi rrjetën për herë të tretë, pas asistit të marrë nga Marcus Rashford. Nuk mund të mungonte Lamine Yamal pa shënuar në këtë takim. Numri i ri 10 i Barcelonës gjeti rrjetën në minutën e 42-të, pas asistit të Ferran Torres. Pjesa e parë u mbyll 4-0 për të zotët e shtëpisë.

Në fillim të pjesës së dytë, ishte sërish Lamine Yamal, i cili gjei rrjetën pas asistit të bukur të marrë nga Ferran Torres, i sapo futur në fushë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 5-0 për Barcelonën. Katalanasit e nisin sezonin e ri me trofe, edhe pse ishte një ndeshje miqësore.

SHIKOGOLINE1TELOPEZ

SHIKOGOLIN2TELOPEZ

SHIKOGOLINERAPHINHA

SHIKOGOLINEYAMAL

SHIKOGOLINDTEYAMAL

The post Gola dhe spektakël, Barcelona i jep leksione Como-s së Fabregas dhe fiton trofeun “Joan Gamper” (video) appeared first on Telesport.