“Goja e madhe edhe e fëlliqtë ja u ka ba”, Gorani: Rasti i parë në histori që gjuha po e pamundëson krijimin e qeverisë

Gazetari Dukagjin Gorani, ka thënë në “Pressing” të T7 se në historinë politike të Kosovës nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk e arrin ta bëjë shumicën parlamentare për shkak të gjuhës të papërgjegjshme.

“Goja e madhe dhe e fëlliqur”, i ciilësoi Gorani deklaratat që Kurti kishte dhënë për opozitën.

Sot kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku refuzoi ftesën e Albin Kurtit për takim, dhe një nga arsyet përmendi edhe deklaratat e tij ofenduese për LDK-në si opozitë.

Gorani thotë se kjo gjuhë po ia pamundëson Kurtit ta bëjë shumicën në Kuvend.

“Nëse ky grup nuk mund ta formojë Qeverinë do të jetë rasti i parë në histori ku goja ja ka bë, do të thotë goja e madhe dhe e flliqt jau ka mundësu të krijojnë partneritet, do të jetë rasti i parë historinë tonë politike ku një grup politik pëson dhe dështon ta krijojë shumicën parlamentare meqë flet pakujdeshshëm, papërgjegjshëm dhe në mënyrë të pafytyre”, ka thënë Gorani.