Një incident dramatik ndodhi gjatë një ndeshjeje të raundit të 32-të të zonës “Java Lindore” në Liga 4, mes PS Putra Jaya Pasuruan dhe Perseta 1970 Tulungkagung. Muhammad Hilmi, lojtar i Putra Jaya, u hodh dhe e goditi drejtpërdrejt në gjoks Firman Nugraha, mesfushor kyç i Perseta 1970, pa asnjë qëllim për të kapur topin, duke tronditur të gjithë stadiumin.
Si pasojë e goditjes, thuhet se Nugraha e ka të pamundur të luajë më futboll gjithë jetën. Pra, kjo goditje e marrë në gjoks e ka bërë të paaftë për ta vazhduar karrierën. Hilmi u përball me reagime të ashpra në rrjetet sociale, u detyrua të mbyllë llogaritë e tij dhe klubi i ndërpreu kontratën. Firman u dërgua me urgjencë në spital për trajtim, ndërsa raportimet tregojnë se gjendja e tij po përmirësohet gradualisht.
Agresori është skualifikuar përjetë, ky është vendimi përfundimtar disiplinor, pasi e dërgoi kundërshtarin në kujdes intensiv. Videoja e kontaktit ka bërë xhiron e botës. Në video shihet qartë lojtari, me vonesë, duke goditur me këmbën e shtrirë gjoksin e mbrojtësit të skuadrës kundërshtare, duke e detyruar të shtrohet në spital në terapi intensive.
Kejadian di pertandingan Liga 4 Jatim sore ini.
Pemain Putra Jaya Pasuruan (kuning) melakukan pelanggaran keras terhadap pemain Perseta 1970.
Kabarnya pemain yang ditendang langsung dibawa ke rumah sakit untuk mendapatkan perawatan. pic.twitter.com/7mSirzoeme
— Berita Sepakbola Dunia (@gilabola_ina) January 5, 2026
The post Goditje pa top, pa mëshirë… Momenti brutal që mbylli përgjithmonë dy karriera (video) appeared first on Telesport.










