Goditje e rëndë për Arbeloan: Ylli i Real Madridit humbet derbin me Atletico-n dhe sfiden ndaj Bayern në Champions

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka pësuar një dëmtim muskulor në rektus femoris të kuadricepsit të djathtë dhe tashmë diagnoza është konfirmuar nga klubi i bardhë.

Gardiani belg do të jetë jashtë fushave për një muaj e gjysmë dhe Lunin do ta zëvendësojë.

Fillimisht, ai do të humbasë derbin e së dielës kundër Atleticos si dhe 4 ndeshje të tjera në La Liga. Kurtua nuk do të luajë as kundër Bayern Muchen në dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Një humbje e madhe për Arbeloan duke qenë se belgu është një garanci e vërtetë për “Los Blancos”.