Goditi me grusht në fytyrë tifozin, arrestohet ish-sulmuesi i kombëtares angleze që luan në Arabi

Ivan Toney, ish-sulmuesi i kombëtares angleze, me shtatë ndeshje dhe një gol me fanellën e “3 luanëve”, u arrestua në Londër natën midis të premtes dhe të shtunës, pasi goditi me grusht në fytyrë një tifoz që e konsideroi shumë të bezdisshëm. Ngjarja ndodhi në një bar në kryeqytetin britanik.

Lojtari, i cili u transferua tek Al-Ahli, në Arabinë Saudite, verën e kaluar për 40 milionë euro, u prangos në vendngjarje dhe u shoqërua nga policia Metropolitane, siç tregohet edhe në një video të postuar në mediat sociale.

Sipas dëshmitarëve, Toney u afrua nga disa të rinj që u përpoqën të bënin një selfie. Lojtari me sa duket e mbrojti veten, duke pasur frikë nga një sulm dhe vjedhja e mundshme e bizhuterive të tij.

Viktima pësoi fraktura në hundë dhe gishtin e vogël, por lëndimet e tij nuk janë serioze. Policia konfirmoi arrestimin për dy akuza për sulm dhe një akuzë për grindje, me lojtarin që më pas u lirua me kusht në pritje të hetimeve.

Ky nuk është episodi i parë i këtij lloji në karrierën e sulmuesit. Në vitin 2023, atij iu dha një pezullim 8-mujor nga FA për mbi 230 shkelje të rregullave të basteve, duke përfshirë bastet në ndeshjet e klubit të tij, disa madje edhe në humbjen e ekipit të tij.

The post Goditi me grusht në fytyrë tifozin, arrestohet ish-sulmuesi i kombëtares angleze që luan në Arabi appeared first on Telesport.