Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur një këmbësore të mitur 7-vjeçare.
Sipas raportit policor 24-orësh, si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“I dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacion policor”, thotë PK.










