Policia e Lezhës ka goditur një grup të rinjsh që dyshohet se janë të përshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike të forta, përfshi edhe ato sintetike si ekstazi e MDMA. Burime zyrtare bënë me dije se gjatë një aksioni janë arrestuar 2 prej tyre dhe 12 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë E J., 25 vjeç, dhe E S, 32 vjeç, dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për; A D., 24 vjeç, S G., 35 vjeç, B M., 22 vjeç, C. U., 36 vjeç, A. T., 22 vjeç, F G., 24 vjeç, S R., 28 vjeç, K Z., 28 vjeç, D. K., 38 vjeç, E. S., 30 vjeç, F. A., 35 vjeç dhe S. A., 34 vjeç”, bëri me dije policia vendore.
Policia sqaroi se gjatë kontrollit fizik të tyre dhe të automjeteve me të cilat lëviznin, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuara narkotike, kanabis, ekstazi, kokainë dhe MDMA. Hetimet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
The post Goditet grupi kriminal në Lezhë/ Dy të arrestuar, 12 të tjerë nën akuzë appeared first on Lapsi.al.