Gnabry trembi klubin, por merr lajmin e mirë! Gati për ndeshjen me Club Brugge

Problemi muskulor i ditëve të fundit i yllit të Bayern, Serge Gnabry, nuk është serioz. Mediat raportojnë se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Club Brugge në Champions League (të mërkurën).

Max Eberl, pas ndeshjes me Borussia Dortmund, u shpreh: “Gnabry nuk është aq keq. Në seancën e fundit stërvitore, ai ndjeu diçka në muskuj, por ishte dhimbje të lehtë. Asgjë serioze. Do të jetë gati relativisht shpejt”.

Bayern nuk ka shumë opsione në ofensivë. Nëse mungon Gnabry, i vetmi lojtar nga stoli është talenti Karl, sepse Musiala rikthehet në nëntor.

The post Gnabry trembi klubin, por merr lajmin e mirë! Gati për ndeshjen me Club Brugge appeared first on Telesport.