Zyrtari i lartë i VV-së, Glauk Konjufca, ka thurur lavde për kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.
Madje, Konjufca në Debat Plus, ka thënë se Vjosa Osmani tingëllon shumë sikurse Lëvizja Vetëvendosje, në fjalimet e saj që i ka mbajtur në Kuvend.
Por, Konjufca para Lutfi Hazirit, e ka thënë hapur se LDK nuk është dashur që ta shpall kandidaturën e Vjosa Osmanit, ka konsultim me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kjo për shkak se sipas Konjufcës, edhe LVV do të mund ta shpallte Albin Kurtin kandidat për kryeministër, por sipas tij këtë nuk e kanë bërë për shkak të mundësisë që të ketë koalicion parazgjedhor me LDK-në.
“Unë e kam parë këtë vendim të LDK-së në dy aspekte. Në aspektin e parë i ka shtu gjasat për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Për shkak të qëndrimeve që Vjosa Osmani i ka bërë në Kuvendin e Kosovës. Gjuhën e saj, artikulimin e saj e ka sikur Lëvizja Vetëvendosje. Ajo që e ka largu pak koalicionin LDK-VV është fakti me mënyrën që LDK e ka vendosur Vjosa Osmanin, pa konsultime me Lëvizjen Vetëvendosje.
Edhe ne kemi mundur që ta shpallim kandidaturën tonë për kryeministër. Kemi mundur që ta thirrim Këshillin e Përgjithshëm dhe ta shpallim Albin Kurtin kandidat për kryeministër. Por se kemi bërë këtë për shkak se kemi menduar se një gjë e tillë do ta dëmtojë një koalicion parazgjedhor me LDK-në”, ka thënë Konjufca.