PSG e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Champions-in e ri, me fitoren 4-0 ndaj Atalantës në “Parc des Princes”. Luis Enrique, i cili e ndoqi pjesën e parë nga tribuna, ndërsa në të dytën u ul në pankinë, u shpreh pas ndeshjes:
“Besoj se është një fillim shumë i mirë, i cili pasqyron pjesërisht idenë tonë të lojës kundër një Atalante të fortë fizikisht dhe teknikisht, që të shtyp e të bezdis. Mendoj se jemi në gjendje shumë të mirë dhe e merituam këtë fitore”.
Megjithatë, trajneri spanjoll paralajmëroi vështirësi gjatë rrugës: “Referuar kalendarit tonë na presin shumë sfida dhe pengesa. Nëse kthehemi një vit pas, ndeshja jonë me Girona përfundoi 0-0, në minutën e 92-të. Sonte treguam se ishim shumë superiorë. Të gjithë e dimë rëndësinë e gjendjes së mirë në start dhe kjo u pa me fitoren tonë”.
The post Gjysmën e ndeshjes në tribunë, gjysmën tjetër në stol, Luis Enrique: Ky ishte fillimi i duhur appeared first on Telesport.