Gjysmë viti pas arrestimit të Fadil Fazliut, reagon djali i tij: Liria nuk burgoset!

Sot janë bërë gjashtë muaj që nga arrestimi i ish-ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu me urdhër të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ky gjykim, po vazhdon ende.

Për këtë, ka reaguar djali i tij, Fahri Fazliu, duke thënë se liria nuk mund të burgoset.

“Sot, bëhen 6 muaj mohim i lirisë pa të drejtë ndaj teje, Babloki jonë, Fadil Fazliu-Zjermi i UÇK-së. Larg nesh, larg atdheut që i shërbeu me përkushtim dinjitet e zemër. Më dhemb padrejtësia që po përjeton, por besoj shumë në forcën tënde”.

“Liria nuk mund të burgoset. E drejta mund të vonojë, por ajo gjithmonë fiton. Liri për çlirimtarët!”, thuhet në reagimin e Fahri Fazliut.