Granit Xhaka është i interesuar për një transferim në Itali.
Igli Tare e ka vendosur atë në qendër të projektit të tij për një Milan të ri: Xhaka dhe Luka Modric, së bashku në mesfushë dhe në qendër të dhomës së zhveshjes, trasnmeton GazetaBlic Sport.
Ideja është që Milani ka nevojë për dy liderë, dy lojtarë të aftë për të dhënë shembull në stërvitje dhe për të udhëhequr ekipin në fushë në momente të vështira.
Milani do të duhet të kuptojë se sa të investojë në një lojtar i cili, ndryshe nga Modric, është ende i lidhur me një kontratë me Leverkusenin. Një kontratë e gjatë, e cila do të skadojë në qershor 2028.
Leverkuseni, nga ana tjetër, do të duhet të vendosë se me çfarë çmimi do të lërë të lirë një nga lojtarët e tyre më të fortë, në të njëjtën verë në të cilën humbën trajnerin e tyre (Xabi Alonso, i cili shkoi te Real Madridi dhe u zëvendësua nga Ten Hag) dhe lojtarë kyç si Tah (tani te Bayern), Frimpong dhe mbi të gjitha Wirtz (Liverpool). Brenda 48 orësh, pritet të ketë detaje të reja dhe shumë të rëndësishme në këtë raport.
/GazetaBlic Sport/
The post 48 orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për transferimin e Xhakës tek AC Milan appeared first on GazetaBlic.