Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, do të referojë në ballafaqimin gjysmëfinal të UEFA Youth League në futboll, mes Barcelonës U-19 dhe Chelsea U-19.
Aty do të jetë i pranishëm edhe Roberto Rossetti, shefi i gjyqtarëve në UEFA.
Ndeshja luhet me 26 prill në Nyon të Zvicrës, duke filluar në orën 18.00.
Ekipi i gjyqtarëve përbëhet nga Sandro Scharer, Stephane De Almeida dhe Bekim Zogaj.
Sidoqoftë, kjo është ndeshje shumë interesante dhe një lajm i mirë se një shqiptar është pjesë e kësaj sfide të madhe.