Sonte zhvillohet finalja e madhe ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Turqisë, një përballje që pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët.
Dueli i shumëpritur do të drejtohet nga gjyqtari i njohur anglez, Michael Oliver, një emër i konsoliduar në arenën ndërkombëtare dhe në Premier League, transmeton klankosova.tv.
Oliver është parë gjatë ditës së sotme në disa lokale në qendër të Prishtinës, para se të marrë drejtimin e këtij takimi të rëndësishëm.
Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45, në një sfidë që pritet të jetë vendimtare dhe me intensitet të lartë.









