Gjyqtarët tërhiqen për vendim pas 6 orësh seancë, zbardhet kërkesa e avokatëve të Erion Veliajt

Pas 6 orësh seancë që u mbajt këtë të mërkurë në GjKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët gjyqtarët janë tërhequr për vendim.

Sipas burimeve, avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj ka kërkuar zbutje të masës, përkatësisht ‘lirim’ kundrejt garancisë pasurore për Erion Veliajn dhe ‘detyrim paraqitje’ për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.