Hetimi për mashtrim të dyshuar, që kishte bllokuar karrierën e Platini dhe e kishte penguar të kandidonte për presidencën e FIFA-s, është mbyllur përfundimisht. Pas pafajësisë së dhënë në shkallën e parë më 2022 dhe konfirmimit në apel në mars 2025, prokurori vendosi të mos apelojë më, duke e mbyllur kështu zyrtarisht çështjen.
Hetimi, që zgjati 10 vite dhe pati implikime politike, kishte nisur nga akuza se Platini dhe Blatter kishin marrë në mënyrë të paligjshme 2 milionë franga zvicerane nga FIFA. Të dy pranuan se Platini kishte qenë këshilltar i Blatter në periudhën 1998-2002 dhe se kontrata për pagë vjetore prej 300.000 frangash ishte paguar rregullisht nga FIFA.
Sipas Platini dhe Blatter, shuma e kërkuar më 2011 përfaqësonte një marrëveshje “mes zotërinjsh”; kompensim vjetor i rënë dakord gojarisht prej 1 milion frangash, i cili nuk u pagua menjëherë për kufizime financiare, por ishte legjitim. Skandali i vitit 2015 pengoi Platini të kandidonte, duke hapur rrugën për Gianni Infantinon. Pas vendimit përfundimtar, Platini komentoi:
“E dija që ishte një histori për të më penguar të bëhesha president i FIFA-s. Tashmë ndihem tepër ‘i moshuar’ për ta provuar përsëri”.
The post Gjyqi që zgjati 10 vite, Platini dhe Blatter shpallen të pafajshëm përfundimisht appeared first on Telesport.