Gjykimi në mungesë, më 22 dhjetor seancat për gjashtë serbë të akuzuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj tre të pandehurve Lubomir Çimburoviq, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovës.

Siç bën të ditur, kjo gjykatë seanca pritet të mbahet më 22 dhjetor në objektin e kësaj gjykate nga ora 09:30, njofton Klankosova.tv

Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë te pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.

Gjykata përmes komunikatës i bën thirrje tre të pandehurve që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, iu bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.

Gjatë ditës është bërë e ditur se është caktuar seanca fillestare edhe ndaj tre të akuzuarve të tjerë për krime kundër popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Edhe seanca e parë gjyqësore ndaj Dushan Gavraniq, Zoran Sharac dhe Zharko Cvetanoviq, do të mbahet më 22 dhjetor.