Serbia po vazhdon ta pengojë procesin e gjykimit të krimeve të luftës të kryera në Kosovë, përmes mosbashkëpunimit juridik me Kosovën dhe pamundësimit të ekstradimit të të akuzuarve. Megjithatë, Prokuroria Speciale që nga viti 2021 ka ngritur 38 aktakuza e disa prej tyre po gjykohen në mungesë.
Njohësit ë çështjeve juridike thonë se vendimet fajësuese nga gjykatat e Kosovës janë të zbatueshme dhe se kodi i procedurës penale është në pajtim me standardet ndërkombëtare të përcaktuara edhe përmes Komisionit të Venecias.
Shmangia e Serbisë për bashkëpunim në çështjen e zbardhjes së krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë po e vështirëson këtë proces. Prokuroria Speciale e Kosovës që nga viti 2021, ka ngritur 38 aktakuza, 14 prej të cilave janë duke u gjykuar në mungesë, ku janë te akuzuar 156 persona për dhunë seksuale, krime lufte janë ngritur dhjetë aktakuza të gjashtë prej tyre janë aktakuza në mungesë.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë vlerëson se gjykimin në mungesë po e vështirëson shmangia e Serbisë për ekstradim të të akuzuarve megjithëse me hyrjen në fuqi të ligjit, janë rritur aktakuzat në mungesë.
“Nuk kemi bashkëpunim juridik mes institucioneve të Kosovës dhe Serbisë, kjo klimë është e favorshme për personat që kanë bërë krime dhe të cilët jetojnë në serbi pasi që shteti i Serbisë nuk i ekstradojnë të njëjtit të gjykohen në gjykatat e Kosovës”, tha Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë
Një numër i madh i personave të cilët janë akuzuar për krimet e luftës janë persona të shtyrë në moshë, në rast se dënohen në mungesë ata me rastin e arrestimit mund të kërkojnë të rigjykohen .
Avokati Ardin Bajraktari tha se vënia e të akuzuarve për krime lufte para drejtësisë është sfidë në vete , teksa vlerëson se ligji e mundëson që në momentin që të njëjtin hasen ata do të shkojnë në vuajtje të dënimit.
“Njëra prej sfidave jashtëzakonisht të madhe sa i përket çështjes së gjykimit në mungesë është ekzekutimi apo zbatimi i vendimeve që lidhet me këto vepra e në rrjedhë të kësaj siç e thash fqinji ynë vazhdon të mbetet strehë e këtyre krimineleve, qasja përkatësisht vënia e tyre para drejtësisë është sfidë në vete , megjithatë vlerësoj se ligji e mundëson që në momentin që hasen ata do të shkojnë në vuajtje të dënimit. Megjithatë kodi i procedurës penale e lejon edhe gjykimin e automatizuar madje me një kërkesë sepse si të tillë e ka konfirmuar edhe Komisioni i Venecias, për faktin se kodi i procedurës penale është në pajtim me standardet ndërkombëtare të përcaktuara edhe përmes komisionit të Venecias”, tha Bajraktari.
Që nga viti 2021 e deri më 2025 janë 14 vendime fajësuese të nga gjykatat e Kosovës ndaj 15-të personave, një prej tyre është aprovim te pjesshëm te kërkesës për kundërshtimin e provave dhe hedhje te aktakuzës. Lidhur më procesin e gjykimit në mungesë dhe plotësimin e kushteve , do të vlerësohet kurdo nga Gjykata e Strasburgut.