Gjykata Supreme shqyrton padinë e OEK kundër ZRRE

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër seancën gjyqësore lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Seanca do të zhvillohet në objektin e Pallatit të Drejtësisë, në sallën e gjykimeve, duke filluar nga ora 10:00.

Objekti i padisë ka të bëjë me vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji, të cilat, sipas Odës Ekonomike, kanë ndikuar në mënyrë të padrejtë ndaj bizneseve vendore dhe konkurrencës në tregun energjetik.

Gjykata Supreme pritet të shqyrtojë argumentet e të dyja palëve, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të ketë rëndësi të veçantë për sektorin energjetik dhe mjedisin e biznesit në vend.