Gjykata Supreme ia ka miratuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për numërimin e votave të mërgatës, rreth 4 mijë e 500 pako me fletëvotime të supozuara të cilat njëherë nuk u numëruan për shkak të se ishin ardhur pas afatit ligjor.
Këtë e ka bërë të ditur anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi.
Ai ka thënë se tashmë mijëra fletëvotime të bashkatdhetarëve që janë mbajtur të bllokuara do të numërohen.
“Gjykata Supreme miraton ankesen e Lëvizjes për numërimin e votave të mërgatës. Mijëra fletëvotime të bashkatdhetarëve të mbajtura të bllokuara do të numërohen”, ka thënë Rrustemi.