Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për plotësimin e provave ndaj Murselit, Plavës e Kokallës

Gjykata ka refuzuar të gjitha propozimet e mbrojtjes për plotësimin e provave në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura në seancën e mbajtur të enjten.

Trupi gjykues, pas dëgjimit të palëve, mori aktvendim me të cilin “refuzohen propozimet e mbrojtësve për plotësimin e provave”, duke i dhënë fund debatit procedural rreth kërkesave për dëshmitarë, ekspertiza shtesë dhe rikonstruktim të vendit të ngjarjes.

Në këtë seancë, kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku, bëri të ditur kërkesat e parashtruara nga mbrojtja.

“Avokati i të akuzuarit, Kushtrim Kokalla Ndrec Doda ka propozuar dëgjimin e dëshmitarit Tafil Kokalla në cilësi të dëshmitari, ndërsa me  23 janar 2026 mbrojtësi i të akuzuarit, Granit Plava, Skender Gojani ka parashtruar kërkesë me të cilën ka kërkuar nxjerrjen e një ekspertize shtesë lidhur me gjendjen psikike të Granit Plava në kohën e kryerjes së veprës penale, si dhe më 27 janar 2026 mbrojtësit e të akuzuarit, Naim Musreli avokatit Teuta Zhinipotoku dhe Shemsedin Piraj kanë parashtruar kërkesë me të cilën kanë kërkuar të bëhet rikonstruiimi i vendit të ngjarjes të shtjellohet si provë CD komunikimi i tij mes të akuzuarit dhe fëmijëve të tij  si dhe kërkohet hartografia e telefonave që janë marr në ditën kritiken”, tha ajo.

Në lidhje me këto kërkesa, prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, tha se ato janë paraqitur jashtë afatit.

“Në seancën e mbajtur më 22.12 .2025 gjykata të gjitha palëve iu ka dhënë mundësinë që propozimi për nxjerrjen e provave të reja t’i dorëzojnë deri më datën 09 janar 2026 konsideroj se ky propozim është dorëzuar jashtë afatit ligjore dhe që nuk është respektuar udhëzimi i gjykatës dhe i njëjti nuk duhet të pranohet”, tha ajo.

Avokati i palës mbrojtëse, Leutrim Syla, kundërshtoi rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe kërkesën për ekspertizë shtesë për Granit Plavën.

“Edhe në përmbajtjes përveç çështjes së afatit  e kundërshtojmë rikonstruimin e vendit të ngjarjes konsiderojmë se është zvarritje e procedurës nuk ka as edhe një fakt që ka me ndërruar nga ajo çka ka deklaruar i pandehuri gjatë marrjes në pyetje dhe duke ditur se rikonstriuimi bëhet me dëshmitarë duke i marr në pyetje veç e veç tashmë është fakt se aty dëshmitarë nuk kemi pas si rrjedhojë dhe nuk ka se si të kryhet  ky rikonstustrim për të vërtetuar një gjendje tjetër faktike. Për propozime e mbrojtësve e të akuzuarëve Granit dhe Kushtrim lidhur me propozimin e mbrojtësit Granit Plavës konsiderojmë se ekspertiza e pranuar për të njëjtin ka qenë e plotë si në përmbajtje ashtu edhe në metodologji si rrjedhojë. Konsiderojmë se duhet të refuzohet ky propozim pasi që është edhe në kundërshtim me parimin e ekonomizimit dhe nuk di se çka ka me vërtetu më tepër se ekspertiza e parë. Në raport me propozimin e avokatit Ndrec Dodaj që të akuzuarit Kushtrim Kokalla konsiderojmë se secili dëshmitarë që mund të na sqaroj më shumë lidhur me këtë çështje është në interes edhe tonin dhe gjithë të pranishëm kështu që nuk e kundërshtojmë“, theksoi ai.

Ndërkaq, avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj, kundërshtoi pretendimet për afatshmëri dhe relevancë të provave.

“Nuk ka nevojë me mbajt ligjërata për procedurë penale palët kanë të drejtë me propozua prova deri në përfundim të shqyrtimit kryesor arsyetimet e kolegut të palës së dëmtuar që propozimet nuk janë relevante, këto janë shumë relevante ne e dimë që shumë dëshmitarë në vendin e ngjarjes nuk ka pas kemi propozuar rikonstirubimin e vendit të ngjarjes pikërisht është fjala për konstatimin e ekspertit të mjekësisë ligjore profesor, Naim Uka afatshmëria nuk vinë në shprehje”, tha ai.

Pas këtyre qëndrimeve, trupi gjykues shpalli vendimin për refuzimin e të gjitha kërkesave të mbrojtjes për plotësimin e provave në këtë fazë të procesit gjyqësor.