Gjykata merr vendim për ish-rreshterin e policisë që rrahu kolegen e tij për motive xhelozie

Në Gjykatën Themelore në Pejë është dhënë sot vendimi final ndaj ish-rreshterit të Policisë së Kosovës, Senad Hamzic, i akuzuar për rrahjen e koleges së tij, policen, F.K.

Hamzic dyshohej se e kishte rrahur kolegen për motive xhelozie, pasi kishte pasur një raport të afërt me të njëjtën

Sipas të dhënave të siguruara nga Insajderi, Hamzic është dënuar me një gjobë prej 3 mijë eurosh për shkak të lëndimit të lehtë trupor, ndërsa për veprën penale kanosje nuk iu shqiptuar asnjë dënim, pasi akuza për këtë ishte refuzuar.

Dy ditë më parë, gjyqtari Ademaj kishte vendosur që seanca të mbahet e mbyllur për publikun, me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të palëve të përfshira në çështje.