Duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Krasniqiit, i cili gjendet në ndalim nga 18 marsi i këtij viti.