Gjykata e Prizrenit lë në paraburgim pesë të dyshuar për manipulim me vota

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar për manipulim me vota.

Saktësisht për katër prej tyre, tyre – A.Sh., I.B., B.S. dhe H.P. u caktua masa prej një muaji paraburgim nën dyshimin për veprën penale të falsifikimit të rezultatit zgjedhor.

Ndërkohë, për njërin prej tyre, N.B. u caktua po ashtu e njëjta masë e sigurisë, por për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi ai akuzohet për moskryerje me dashje të një detyre të përcaktuar me ligj.