Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Marko Gjuriq, po qëndron për një vizitë në veri të qytetit të Mitrovicës.
Ai ka ndarë sot 24 çelësa të apartamenteve në dy ndërtesa banimi për serbët që jetojnë në Kosovë, shkruan Tanjug.
Këto ndërtesa janë ndërtuar me para të qeverisë serbe, të cilat janë të destinuara për kujdes ndaj të sapomartuarve dhe banorëve serbë në këtë pjesë të qytetit të Mitrovicës.
Përveç kësaj, Gjuriq ka hapur edhe një kopsht fëmijësh në veri të Mitrovicës.
Kjo çerdhe e quajtur ‘Danica Jarmaz’ është ndërtuar në Lagjen e Boshnjakëve.
Ky objekt parashkollor ka një madhësi prej 477 metrave katrorë dhe në të do të strehohen rreth 100 fëmijë.