Gjukanoviq shpall fitoren
Partia Demokratike e Socialistëve ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale.
Deputeti i kësaj partie, Milos Nikoliq ka thënë se bazuar në 80 për qind të votave të numëruara, Milo Gjukanoviq prin me mbi 54 për qind të votave.
Votat e kandidatëve të tjerë: Marko Milaçiq – 2.7% , Mladen Bojaniq – 33.3%, Hazbija Kalac – 1.0%, Vasilije Miliçkoviq – 0.4% , Dobrilo Dedeiq – 0.4% , Draginja Vuksanoviq – 8.1%.