“Gjendja në marrëdhëniet rajonale është më keq se para dhjetë vitesh” – tha ish-Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë një ligjerate që mbajti në Sarajevë.
“Fatkeqësisht, duhet të them se sot situata në rajon është më e keqe se sa ishte rreth dhjetë vjet më parë. Para së gjithash, më duket se perspektiva evropiane e të gjitha vendeve në rajon është mjegulluar edhe më shumë.
Nëse do të kërkonim përgjegjësi për këtë, ajo është nga të dyja palët “në vendosmërinë e pamjaftueshme të Bashkimit Evropian për të vazhduar projektin e bashkimit të Evropës, por edhe në neglizhencën e punës reformuese në rajon“, tha Gjukanoviç.
“Në Mal të Zi ka ndërhyrje dhe ndikimin të nacionalizmit të Serbisë së Madhe, sot më shumë se kurrë më parë, dhe kam frikë se kjo ka çuar në prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke përfshirë marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kroacinë”, theksoi ai.