Gjuha e ngarkuar (e Kurtit) në fushatë zgjedore, Kryeziu: Arsye e mjaftueshme për ndëshkim politik nga qytetarët

Ismet Kryeziu nga Instituti Kosovar për Demokraci ka reaguar ndaj gjuhës së ngarkuar në fushatë zgjedhore, pa e përmendur në emër, të Albin Kurtit.

Kryeziu tha se gjuha përçmuese po kthehet në instrument politik.

Postimi i plotë:

Gjuha përçmuese, fyese dhe etiketuese ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe nxitja e përçarjes qytetare, po kthehen në instrument politik për ata që vëmendjen e fitojnë vetëm përmes polarizimit.

Kjo nuk është politikë. Kjo është varfërim i debatit publik. Një qasje e tillë duhet të jetë arsye e mjaftueshme për ndëshkim qytetar dhe politik ndaj atyre që, duke mos pasur argumente dhe vizion, zgjedhin të zhvillojnë betejën politike përmes degradimit të debatit publik.