Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj gjuhës së nënkryetarit të VV-së Glauk Konjufca, pasi ai i është drejtuar një qytetari me shprehjen “kemi me i ba tokë të zezë”, duke iu referuar partive ish-opozitare.
Në reagimin e saj, Bajrami e ka ironizuar këtë fjalor, duke e vënë në kontrast me qëndrimet e fundit publike të Konjufcës, për të cilat tha se ishin të mbështetura në “reflektim”.
Ajo shtoi se, sipas saj, Konjufca nuk mund ta realizojë një kërcënim të tillë politik, as të zhvendosë vëmendjen nga akuzat që opozita i ka adresuar qeverisjes.
Reagimi:
Glauku i paska thanë një qytetari ”kemi me i ba tokë të zezë”, duke ju referuar partive ish opozitare. Kaq për fjalorin e filozofit i cili para disa ditëve tha se kemi reflektu.
Glauk, as s’mundesh me na ba ”tokë të zezë” as nuk mundesh me tërheqë vëmendjen nga skandalet e whats app-it.
Po dije një gjë: atyre që don me i ba tokë të zezë, nuk ju dërgon letra për bashkëpunim.
Unë megjithatë nuk ju uroj juve që të bëheni ”tokë e zezë”, sepse pas 28 dhjetorit ju do të jeni opozita, e opozita i duhet qeverisë dhe vendit.














