Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, deklarohet policia

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

Fatmirësisht nga ky ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat.