Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas dyshimeve të para një person është plagosur në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë.
Ende nuk ka detaje të hollësishme për rastin, ose arsyet që kanë çuar në përdorimin e armëve të zjarrit.