Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë, vdes në QKUK njëri prej të plagosurve

 Njëri nga dy të plagosurit e mbrëmjes së sotme në Prishtinë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare

Ndërkohë, i plagosuri tjetër vazhdon të trajtohet.

I dyshuari është ende në arrati. Forca të shumta policore kanë rrethuar QKUK-në.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni”. Të plagosurit janë dërguar për trajtim.

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”.

Gjuajtja me armë në kryeqytet, Policia: Dy persona të lënduar, i dyshuari është indentifikuar dhe është në kërkim