Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën

Genc Gjokutaj, avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi një “luftë brenda selisë blu”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gjokutaj shkruan se “armiqtë” e dikurshëm të PD-së, po përgatiten të riasgjesojnë partinë dhe kreun e saj, Sali Berisha.

Më tej, ai deklaron se disa prej tyre janë të paguar nga Rama.

Gjokutaj:

Doktor Berisha e solli PD ne jete pas nje koma artificiale te shkaktuar nga armiqte e saj!

Sot armiqte e dikurshem te PD te “penduar” por te paguar dje dhe sot nga Rama & Co po pergatiten te riasgjesojne PD dhe Berishen!

Disa prej tyre edhe deputete te PD neser te klonuar nga Rama

Jane te shfaqur me emer dhe mbiemer ndaj beteja me ta sot eshte më e ashpra pse do te luftohet fizikisht dhe jo online si dje!

Nuk mund te largojme shpetimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike!

Lufta eshte e shpallur!

Bujrum! G