Gjobë dhe paraburgim-Çka nëse nuk paraqitet Kurti nesër në Prokurori?

Kryeministri, Albin Kurti të martën në orën 10:00 ka ka marrë ftesë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për të dëshmuar në raporton me kërkesën e Prokurorisë Speciale lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.

Avokati, Xhevdet Smakiqi ka thënë se nëse Kurti nuk iu përgjigjët kësaj ftese atëherë ai mund të dënohet me gjobë, por ashtu edhe me paraburgim.

“Neni 132 e parasheh këtë situatë nëse dëshmitari nuk paraqitet edhe përkundër urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake… atëherë gjyqtari mund ta shqiptojë një gjobë prej 250 eurosh. Mirëpo duke qenë se dëshmitari ka deklaruar publikisht që nuk do t’i përgjigjet Prokurorisë Speciale unë e konsideroj që gjyqtari mund të ta shqiptojë një gjobë, por nuk ka nevojë për gjobën e dytë por, të shkohet më zbatimin e nenit 132 paragrafi 1 e që është masa e paraburgimit prej një muajsh. Ndërsa paragrafi 2 i po këtij nenei përcakton se nëse dëshmitari edhe përkundër prezencës refuzon të dëshmojë në këtë rast do t’i shqiptohet gjobë dhe sigurisisht edhe masa e paraburgimit”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndryshe, ftesa e parë e Prokurorisë Speciale në drejtim të Albin Kurtit kishte ardhur më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Ai nuk u paraqit në Prokurori me arsyetimin se ishte në udhëtim zyrtar.

Ndërkaq, ftesës së dytë, e cila ndodhi katër ditë më vonë pas asaj të 16 dhjetorit, përsëri nuk iu përgjigj. Albin Kurti ftoi prokurorët që të shkojnë dhe ta intervistojnë atë në Zyrën e Kryeministrit.