Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka besim se skuadra e tij mund t’i fitojë të tre trofetë këtë sezon.
Laporta ka folur nga Dortmundi përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij ka një epërsi komode prej 4-0 nga takimi i parë.
I pari i Barçës vlerësoi formën e ekipit, por kërkoi qetësi kur fliste për mundësinë e një triplete të mundshme, pasi ekipi është ende në garë për La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.
“Ne jemi shumë krenarë për Superkupën dhe mënyrën se si po luan skuadra. Por ne nuk kemi fituar ende asgjë”, ka thënë fillimisht Laporta për Sport.
“Trepleta? Gjithçka është e mundur. Ekipi po punon shumë. Le ta bëjmë hap pas hapi”, përfundoi presidenti i Barcelonës.
Ndryshe, Barcelona është afër kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, lider në La Liga me katër pikë para Real Madridit dhe në finale të Copa del ku do të ndeshet me Los Blancos.