Gjithçka e kryer: Dardan Jashari, transferimi i ri i Vëllaznimit

Arsim Thaqi ka pranuar se Sheriff Tiraspol është kundërshtarë mjaft i fortë në Europa League.

Prishtina dhe Sheriff Tiraspol do të ballafaqohen në raundin e parë të kualifikimeve në Europa League, shkruan GazetaBlic Sport.

Thaqi potencon se një rezultat pozitiv si mysafir në ndeshjen e parë do ta bënte punën më të lehtë në duelin kthyes.

“Kemi të bëjmë me një kundërshtarë të fortë, jemi me fat që kemi lojën e parë si mysafir, rezultati pozitiv në atë ndeshje do të thotë shumë. E pastaj në ndeshjen kthyese me përkrahjen e “Plisave” të cilët janë lojtari i 12’të ta arrijmë qëllim që e kemi”, tha Thaqi për faqen zyrtare të Prishtinës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 10 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 17 korrik, në Prishtinë.

/GazetaBlic Sport

The post Arsim Thaqi për duelin me Sheriff Tiraspol: Kundërshtarë i vështirë, rezultati pozitiv në ndeshjen e parë mund të thotë shumë appeared first on GazetaBlic.