Në Bergamo po luhet ndeshja e kthimit mes Atalantës dhe Dortmundit, e vlefshme për play-offin në Champions League. Pjesa e parë është mbyllur 2-0 për Atalantën.
Bergamaskët gjetën avantazhin që në minutën e 5-të, ku pas një topi të Nicola Zalewski dhe mos largimit siç duhet nga Ramy Bensebaini, ishte Gianluca Scamacca, që e dërgoi në rrjetë.
Në minutën e 24-të, Atalanta i afrohet golit të dytë por goditja e Zalewski-t, ndalet nga Gregor Kobel. Në minutën e 30-të, rast i mirë për verdhezinjtë me Julian Brandt, por Marco Carnesecchi bën një pritje fantastike.
Në fund të pjesës së parë, ishte Davide Zappacosta që shënoi golin e dytë për Atalantën, me një goditje të fuqishme nga distanca. Pjesa e parë mbyllet këtu, 2-0. Kujtojmë që ndeshja e parë në “Signal Iduna Park” është mbyllur 2-0 për verdhezinjtë.
The post Gjithçka e hapur në Bergamo, Atalanta mball gjallë shpresat e Italisë pas 45 minutave të para (video) appeared first on Telesport.









