Në një kopsht zoologjik të Baselit ka ndodhur një gjë e rrallë, ky kopsht ka vendosur që gjirafa e porsalindur të mbajë një emër shqiptar, Qëndrim.
Gjirafa mashkull që u lind me 27 mars është vendosur të quhet me emrin shqiptar, Qëndrim.
Babai i Qëndrimit (gjirafës) e mban emrin Xamburu, emri i tij është nga Afrika.
Tani kjo gjirafë mund të vizitohet nga të gjithë shqiptarët në Zvicër, pasi Qëndrimi tani është në kopshtin zoologjik të Baselit.
Më poshtë gjeni disa foto dhe lajmërimin për lindjen e Qëndrimit.