Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, ka prezantuar sot listën zgjedhore të Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar këtë moment si fillimin e një kapitulli të ri politik për vendin.
Gjini tha se ka nderin dhe përgjegjësinë që të jetë bartës i listës së Aleancës në këtë proces zgjedhor, së bashku me kryetarin Ramush Haradinaj dhe ekipin e partisë.
Sipas tij, Aleanca hyn në zgjedhje me vizion të qartë dhe me vendosmëri për të ofruar qeverisje serioze dhe zhvillim konkret për qytetarët.
“Kosova nuk ka kohë për eksperimente. Vendi ka nevojë për vendime të prera dhe zhvillim të prekshëm”, ka deklaruar Gjini.
Ai theksoi se lista e Aleancës përfaqëson besnikëri ndaj qytetarëve dhe përkushtim për realizimin e vizionit për Kosovën.









