Atalanta e ka mposhtur Genoa-n 2 – 1 dhe momentalisht ndodhet në vendin e tretë të renditjes.
Të dy golat e tyre u shënuan në pjesën e dytë, kurse në golin e dytë, vendimtar ishte Gjimshiti, me asistin që dhuroi për Timothy Castagne.
Mbrojtësi shqiptar, gëzon një formë të shkëlqyer këtë fund sezoni, duke ndihmuar shumë skuadrën e tij për një biletë në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë golin e parë e shënoi Barou, për skluadrën e drejtuar nga Gasperini.
Ja asisti i Gjimshitit dhe goli i Timothy Castagne: