Gjilani jep lajmin e mirë rreth gjendjes së Oltion Bilallit

Me një komunikatë së fundi doli edhe klubi Gjilani.

Sipas Gjilanit, gjendja e futbollistit Oltion Bilalli nuk paraqet rrezik për jetë.

“Bilalli ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.  Aktualisht, ai ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror, ku është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor”, njofton Gjilani.

Bilalli u lëndua në ndeshjen e sotme ndaj Malishevës, pas një përplasjeje me portierin kundërshtar, Ilir Avdylin./GazetaExpress/