Në shkollën “Thimi Mitko”, qendra më e madhe e votimit në komunën e Gjilanit, është hasur një problem.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Donjeta Murselaj, votuesit me aftësi të kufizuara kanë hasur në vështirësi për të votuar, transmeton Klankosova.tv.
Një qytetare, e cila është në karrocë invalidore tha për Klan Kosova se nuk kishte si të ngjitej në katin e dytë të shkollës, teksa në ndihmë i dolën tre persona.
“Nuk ka lift, u deshën të më ndihmonin tre persona me dal në katin e dytë. Për mu kjo është e vështirë, ma lehtë do të ishte me lift”, tha ajo.








