Gjiganti i Ligës Premier ka interes interesim të fortë për Viktor Gyokeres

Sipas gazetarit David Ornstein të The Athletic, Arsenali ka interes të fortë për sulmuesin e Sporting, Viktor Gyokeres, pasi ata po kërkojnë të nënshkruajnë me një sulmues të ri. 

Gyokeres pritet të largohet nga Sporting këtë verë, me shumë klube të interesuara pwr tw. 

Drejtori i ri sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, e ka admiruar Gyokeres prej kohësh dhe nënshkrimi i tij do të ishte shumë më i lehtë se Alexander Isak, objektivi i ëndrrave të Mikel Artetas. 

Një tjetër sulmues i përmendur në raport është Benjamin Sesko, por ka shumë kërkues edhe për sulmuesin e RB Leipzig. 

Gyokores ka regjistruar 85 gola dhe 26 asistime në 92 ndeshje për Sportingun, duke përfshirë 30 gola në 26 paraqitje në ligë këtë sezon.