Gjiganti anglez nis kontaktet me përfaqësuesit e Rodrygos

Chelsea është duke ndjekur me vëmendje situatën e Rodrygos te Real Madridi, sipas raportimeve të GOAL.

Klubi londinez po shqyrton mundësinë për ta transferuar sulmuesin brazilian gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

Edhe pse ende nuk ka nisur asnjë negociatë zyrtare mes palëve, Chelsea ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit për të testuar terrenin.

Në Spanjë, spekulimet për një largim të mundshëm të Rodrygos nga Santiago Bernabeu po intensifikohen.

Rodrygo ka kontratë me Real Madridin deri më 30 qershor 2028, çka do të kërkonte një ofertë të fuqishme financiare për të realizuar transferimin.

Sulmuesi 23-vjeçar ka zhvilluar 50 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 13 gola dhe dhënë 9 asistime.

Forma e tij konsistente dhe potenciali i madh e bëjnë atë një objektiv interesant për Chelsean, që kërkon të përforcojë repartin ofensivë.

Edhe mediat spanjolle kanë raportuar se Reali mund ta lejoj largimin e lojtarit vetëm nëse vije një ofertë mbi 100 milionë euro.