Lutfi Haziri doli të luajë lajverrësinë e pamundshëm mes “dy polesh” të tensionuar përbrenda LDK-së. Rezultati? Vetë ai zjarm i ngrirë.
Duke folur nga oborri i selisë së LDK-së, Lutfi Haziri – që ndër të parët goditi Avdullah Hotin, pasi ky i fundit nxori telashe të partisë në qiell të hapur – provoi të përzbusë krejt situatën.
Një mal inkonsistencash i shqiptoi, por edhe ‘zbuloi’ se çka është çka.
T’i hymë me rend…
Avdullah Hoti doli me një elaborat të madh pakënaqësish dhe konkluzionesh të mëdha: kërkoi ndërrim të lidershipit, i.e kryetarit: Lumir Abdixhikut.
Ndër të parët që doli në rreshtin e parë mbrojtës ishte vetë Haziri.
“LDK nuk është funskionarëve”, shkroi ai në tone të mprehta – dhe foli për “betejat e humbura të atyre që sillen sikur LDK-së i ka ra morti!”.
Përshpejtim i kasetës 4-5 ditë më vonë…
Haziri i reduktoi një shtatë a tetë oktava këto tone.
“Hoti nuk ka kërkuar largimin e Abdixhikut”, tha ai për “Gazeta Blic”, duke iu justifikuar pas gjuhës së përgithësuar të Hotit.
Por çka paska kërkuar? “Kryesi të re”.
Për shkak se Hoti nuk është shprehur “eksplicit”, do të thotë fjalëpërfjalshëm, rrjedhimisht sipas Hazirit nuk është kërkuar largimi i Abdixhikut.
Këto premisa e kanë jetëgjatësi të shkurtër konsistence – një disa dhjetëra sekonda – kur Haziri shton: “
Prej: Hoti ka lyp udhëheqje të re, shumës, lidership të ri.
Në: Njerëzit kanë fillu me pyet a ka të bëjë me kryesinë apo kryetarin? Asnjëna nuk ka të bëjë.
Se çfarë ka inicuar Hoti – tha Haziri – është “debat i brendshëm” me atë çka tha jashtë – “e jo fraksion”.
Këtu doli në palët, që sipas tij, po krijojnë tensionet – dhe u mëveshi atribute “arrogance” – por thjesht si shënjues pa referent.
“Arroganca në mbrojtje apo arroganca në kundërshti LDK-së i ka shkaktu që militantët e LDK-së me u rigrupu, me u mledh rreth dikujt më shumë ose më pak”.
Këtu e bëri sërish një oscilim të pamundshëm: ata të vjetrit që kanë ndërtuar LDK-në vis-a-vis të rinjve që duan të kontribuojnë në parti.
Haziri s’mundi të thotë se ku përkon vetë ai, por se do “meritokraci” – meritokraci kjo që “është shkelur në vitin 2007”.
“Nuk duhet m’e leju që me deklarata dhe sjellje arrogante, në emër të argumentimeve, të faktimeve e gjetjeve, dje apo pardje, me dal me mbrojtë më shumë LDK-së se sa ata që e kanë mbrojtë e kanë ndërtu e kanë zhvillu, e as më pak as më shumë se ata që janë dje, pardje, para një vjete para dy vjete, e dojnë me kontribu”, tha ai
Pastaj, sërish përzbutje.
“Te na nuk ka moshë në parti, ka le të themi, jem itë barabartë, as ma të vjtetër as më të ri – por duhet me iu kthy LDK-ja meritokracisë të cilën e ka shkel”.
Foli për disa “konsumues e jo kontribues” që po e gërryejnë LDK-në.
E kush janë ata, s’mund t’i thotë me emra por i di ai “me gjetjen që unë i kam bë”.
“Duke e distancu kontributdhënësin prej kontribuesit – LDKnë janë ka e gërryejnë e hajnë konsumuesit, janë ka e harxhojnë, konsumuesit që nuk japin kontribut nuk kanë dije, nuk kanë kapacitetet me dhane, porrinë anash në hije.
Nuk ka të bëjë me emra të përvetshëm në këtë fazë, ka të bëjë vetëm me gjetjet që unë i kam bë. Unë i them brenda, dhe me emra të përvetshëm edhe procese”, tha Lutfi Haziri.