Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka reaguar për herë të parë me një shkrim në rrjete sociale.
Ai e quan një eksperiencë të paharrueshme dhe se është i bekuar për gjithë dashurinë që ka marrë.
Këngëtari pejan falënderon të gjithë për mesazhet, dashurinë dhe përkrahjen në këtë rrugëtim.
Postimi i plotë i Gjestit:
“Po dalë prej një eksperience që nuk do ta harrojë kurrë. Nuk e kam ditur që jashtë atyre mureve ka me më prit kaq shumë dashuri.
Po ndihem shumë i bekuar.
Faleminderit për krejt mesazhet, dashurinë dhe përkrahjen që ma keni dhënë.
Prej pamundësisë me ia kthy secilit, dua të them që jam shumë mirënjohës dhe ju dua pafund.
Gati për kapitullin e ri.
Gjesti”.

