Gjesti ndez New York-un, ‘kapi në befasi’ rojën e sigurisë gjatë performancës – veprimi i truprojës bëhet viral në rrjetet sociale

Gjesti dhuroi një spektakël magjik të premten në New York, duke ndezur skenën dhe zemrat e publikut me performancën e tij të zjarrtë.

Para një audience masive dhe entuziaste, artisti mahniti të gjithë me energjinë e tij të papërmbajtshme, ndërsa të pranishmit këndonin me njëzëri hitet e tij më të njohura. Atmosfera ishte elektrizuese, e mbushur me emocion dhe pasion, duke krijuar një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë.

Por, nga gjithë momentet e paharrueshme të koncertit, një skenë e veçantë mori vëmendjen e të gjithëve dhe u bë virale në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @entertainment.gjest

Gjatë interpretimit të këngës shumë të dashur “Veshu Ndrequ”, Gjesti iu afrua papritur rojës së sigurisë. Ky i fundit më pas tundi kokën, dhe siç duket nuk mundi t’i rezistonte ritmit të këngës.

Ai u kap duke lëvizur e duke ndjerë muzikën, duke treguar kështu se fuqia e këngës së Gjestit i kishte kapluar edhe ata që nuk janë pjesë e skenës.

Ky moment i këndshëm dhe spontan u publikua menjëherë në faqen e fansave të Gjestit në Instagram dhe u përhap me shpejtësi, duke fituar zemrat e mijëra ndjekësve.