Gjesti gjatë performancës në koncertin në Gjermani: Jam duke vuajtur, shumë keq i kam punët

Besart Kelmendi – Gjesti po vazhdon me koncerte nëpër vende të ndryshme të Evropës.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 ka performuar së fundmi në Dyseldorf të Gjermanisë.

Para interpretimit të një kënge, ai thotë se është duke vuajtur dhe se i ka punët keq.

Foto: Screenshot/TikTok

“Pasha Zotin jam duke vuajtur, shumë keq i kam punët”, u shpreh ndër të tjerash artisti.

Këngëtari pejan me këtë ka bërë fansat të kenë aludime në lidhje me raportin me Egli Takon.

Foto: Screenshot/TikTok

Ata nuk janë shfaqur së bashku që nga Big Brother, ku edhe në ditët e fundit realizuan një ceremoni, në kuadër të lojës.

Sidoqoftë, të njëjtit po vazhdojnë me angazhimet e tyre profesionale në muzikë.