Gjesti flet me veten për Eglin: Me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër

Gjesti po vazhdon të ketë raporte të tensionuara me banoren e rikthyer, Egli Takon.

Edhe pse janë sqaruar në spektakël, ata akoma nuk kanë rënë dakord për disa gjëra.

Banori nga Kosova i ka thënë se nuk është fajtor aspak pasi i ka treguar që në fillim.

Foto: Screenshot/YouTube

E së fundmi, Gjesti ka qenë duke folur me veten për marrëdhënien me konkurrenten.

“Jo Egli Tako, ka përfunduar. Ti me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër. S’po të ka hije, me më lënë mua në faj për çdo gjë. Jo valla”, thotë ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje shtoi: “Po më duket me lënë unë në faj komplet veten dhe me u kry çdo send. Nuk ka zgjidhje tjetër”.

Pritet të shihet në vijim se si do të ecë ky raport dhe nëse do të ketë diçka më shumë mes tyre.