Vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin për një zgjidhje rreth programit të tij bërthamor, sipas Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë.
“Nuk është kurrë vonë për t’u ulur në tryezën e negociatave, nëse vjen me qëllime të sinqerta”, tha Johann Wadephul, transmeton Telegrafi
Ai foli një ditë pas një telefonate me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, së bashku me homologët e tij francezë dhe britanikë dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së.m
Zyrtarët evropianë e bënë të qartë se vendet e tyre – të cilat ishin pjesë e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015 me fuqitë botërore – “janë ende të gatshme të negociojnë për një zgjidhje”, shtoi ai.
Por Irani “tani duhet të veprojë urgjentisht”, tha ai, dhe “duhet të marrë masa për ndërtimin e besimit”, duke përfshirë një deklaratë të besueshme se Teherani nuk po përpiqet të ketë një armë bërthamore.
The post Gjermania thotë se Evropa është e gatshme të negociojë me Iranin appeared first on Kosovapost.net.